Inflamimi i prostatës
Çfarë është prostata?
Prostata është pjesë e organeve seksuale mashkullore. Ajo është një gjëndër me madhësinë e arrës dhe rrethon gypin e quajtur uretra, dhe është e vendosur menjëherë nën fshikën e urinës.
Uretra bën dy punë: Ajo përcjell urinën nga fshikëza kur ju urinoni dhe ajo përcjell farën gjatë zbrazjes seksuale ose ejakulimit. Fara është kombinim i spermës dhe një lëngu të cilin e lëshon prostata.
Cilat janë problemet e prostatës?
Për meshkujt nën moshën 50 vjeçe, problemi më i shpeshtë i prostatës është prostatiti.
Për meshkujt mbi moshën 50 vjeçare, problemi më i madh i prostatës është zmadhimi i prostatës. Kjo sëmundje po ashtu quhet hiperplazia beninje e prostatës. Meshkujt e moshuar janë në rrezik më të madh për t’u prekur edhe nga kanceri i prostatës, por kjo sëmundje është më pak e shpeshtë se hiperplazia beninje e prostatës. Për më shumë informata rreth kancerit të prostatës, gjeni në rubrikën e kancerit.
Si diagnostikohet sëmundja e prostatës?
Me qëllim që të identifikojë problemin dhe të vendos për trajtimin më të mirë, mjeku do të bëjë disa teste.
Kontrolli digjital rektal – Ky ekzaminim zakonisht është testi i parë që bëhet. Mjeku vesh dorëz dhe e fut gishtin e tij në rektum (anus) dhe prek prostatën, që qëndron menjëherë para rektumit. Ky ekzaminim i jep mjekut një ide të përgjithshëm për madhësinë dhe gjendjen e prostatës.
Analizat e gjakut – mjeku mund t’ju kërkojë të bëni analizat e gjakut për të kërkuar antigjenin specifik të prostatës (PSA). Nëse PSA është e lartë, kjo mund të jetë shenjë se ju keni kancer të prostatës. Por ky test nuk është i përkryer. Shumë njerëz me nivel të lartë të këtij antigjeni nuk kanë kancer të prostatës.
Fotografimi – mjeku mund të kërkoni fotografi të prostatës tuaj, që realizohet përmes rrezeve X ose sonogramit. Pielogrami intravenoz është një rrezatim x i traktit urinar. Për të realizuar pielogramin intravenoz, në venën tuaj do të injektohet një ngjyrues. Më vonë, kur ngjyruesi kalon nga gjaku në urinë, ai paraqitet në rrezet X. Në rastin e sonogramit rektal në rektumin tuaj futet një sondë për të dërguar valë në prostatë nga e cila më pas krijohet një pamje e prostatës.
Studimi i rrjedhjes së urinës – Juve mund t’ju kërkohet të urinoni në një pajisje të veçantë për të matur se sa shpejt urina rrjedh. Rrjedhja e zvogëluar mund të tregojë se ju keni hiperplazi beninje të prostatës.
Cistoskopia – Një mënyrë tjetër për të parë problemin nga brenda është me anë të cistoskopit, që është një gyp i hollë me thjerrëza si një mikroskop. Gypi futet në fshikëzën e urinës përmes retrës, derisa mjeku shikon përmes cistoskopit.