Sëmundjet me shkronjën: I

Dështimi ose pamjaftueshmëria (insuficienca) e zemrës do të thotë se muskuli i zemrës tuaj nuk pompon aq gjak sa organizmi juaj ka nevojë. Kjo nuk do të thotë se zemra juaj ka ndaluar, por se zemra juaj nuk punon aq sa duhet.

Për shkak se zemra nuk pompon mirë, trupi juaj përpiqet ta rikuperojë këtë. Ai e bën këtë gjë në këtë mënyrë:

  • Trupi juaj e mban në organizëm kripën dhe ujin. Kjo shton sasinë e gjakut në qarkullimin tuaj.
  • Zemra juaj rreh më shpejt
  • Zemra juaj bëhet më e madhe

Trupi juaj ka një aftësi të mahnitshme për ta rikuperuar dështimin e zemrës. Ai mund të bëjë një punë aq të mirë sa ju të mos e dini se e keni sëmundjen. Por kur të arrijë një shkallë më të rëndë, zemra dhe organizmi juaj nuk do të jenë në gjendje më të vazhdojnë. Atëherë lëngjet do të fillojnë të mblidhen në organizmin tuaj, dhe ju do të keni shenja si ndjenjë pafuqie dhe nxënie të frymëmarrjes.

Kjo mbledhje e lëngjeve quhet kongjestion. Kjo është arsyeja se pse mjekët e quajnë këtë sëmundje pamjaftueshmëria KONGJESTIVE e zemrës.

Pamjaftueshmëria e zemrës zakonisht përkeqësohet me kalimin e kohës. Por trajtimi mund ta ngadalësojë sëmundjen dhe t’ju ndihmojë juve të ndjeheni më mirë dhe të jetoni më gjatë.

Çfarë e shkakton pamjaftueshmërinë?

Gjithçka që e dëmton zemrën tuaj ose e pengon punën e saj mund të çojë te pamjaftueshmëria e zemrës.

Shkaktarët më të shpeshtë të pamjaftueshmërisë janë:

  • Presioni i lartë i gjakut.
  • Sulmi në zemër.
  • Dëmtimet e arteries koronare.

Cilat janë simptomat?

  • Simptomat e pamjaftueshmërisë së zemrës ndodhin kur zemra juaj nuk mund të pompojë gjak të mjaftueshëm për organizmin tuaj. Në fazat e hershme të sëmundjes ju mund të:
    • Lodheni me lehtësi.
    • Të keni nxënie të frymëmarrjes kur stërviteni.
    • Ndjeheni sikur zemra juaj godet dhe rreh shpejt (palpitacione).
    • Të ndjeheni të pafuqishëm se të trullosur.

    Me përkeqësimin e pamjaftueshmërisë, lëngjet fillojnë të mblidhen në mushkëri dhe në pjesë tjera të organizmit. Kjo mund të bëjë të:

    • Keni frymëmarrje të shkurtra dhe të shpejta edhe kur pushoni.
    • Keni ënjtje (edema), veçanërisht në këmbë, gju dhe shputa.
    • Shtoni peshë. Kjo mund të ndodhë brenda një ose dy ditësh, ose edhe më ngadalë.
    • Kolliteni ose gërhitni, veçanërisht kur shtriheni.
    • Keni nevojë të urinoni gjatë natës.
    • Ndjeni të fryrë ose keni mundime në lukth.

    Nëse simptomat tuaja përkeqësohen përnjëherë, ju keni nevojë për kujdes emergjent.

    Diabeti.

  • Sëmundjet e muskulit të zemër (kardiomiopatitë).
  • Problemet me valvulat e zemrës.
  • Sëmundja e mbështjellësit të zemrës (sëmundjet perikardiale), si perikarditisi.
  • Ritmi i ngadalshëm, i shpejtë ose i çrregullt i zemrës (aritmia).
  • Problemet e zemrës me të cilat jeni lindur (defektet kongjenitale të zemrës).
  • Përdorimi afatgjatë i alkoolit, që mund ta dëmtojë zemrën.