Sëmundjet me shkronjën: G, Gj

Trupi është i përbërë prej qelizave të vogla. Qelizat normale të organizmit zhvillohen dhe vdesin në një mënyrë të kontrolluar. Ndonjëherë qelizat vazhdojnë të ndahen dhe të rriten pa kontrollin e zakonshëm, duke shkaktuar rritje anormale të quajtura tumor.

Nëse tumori nuk ndodh në afërsi të indeve dhe pjesëve të trupit, ai quhet tumor beninj ose jo-kanceroz. Tumoret beninje rrallë ndodh të jenë kërcënuese për jetën.

Nëse tumori pushton dhe shkatërron qelizat në afërsi të indeve, ai quhet tumor malinj, ose kancer. Kanceret ndonjëherë mund të jenë kërcënuese për jetën. Qelizat kanceroze mund po ashtu të shpërndahen në pjesë të ndryshme të organizmit përmes enëve të gjakut dhe kanaleve limfatike.

Limfa është një lëng po thuajse i pastër i prodhuar nga organizmi që largon mbeturinat nga qelizat. Ai udhëton nëpër enë të veçanta dhe struktura në formë të fasuleve të quajtura nyja limfatike.

Trajtimi i kancerit bazohet në vrasjen ose kontrollimin e qelizave anormale kanceroze të cilat zhvillohen.

Kanceret në organizëm emërohen në bazë të vendit ku kanceri ka filluar. Kanceri i cili fillon në gji gjithmonë do të quhet kanceri i gjirit, edhe nëse ai shpërndahet në vende të tjera si mëlçi, eshtra ose mushkëri.

Edhe pse mjekët mund ta përcaktojnë vendin prej ku kanceri ka filluar, shkaktari i një kanceri zakonisht nuk mund të identifikohet.

Qelizat përmbajnë material trashëgues ose gjenetik të quajtur kromozome. Ky material gjenetik kontrollon rritjen e qelizave. Kanceri gjithmonë zhvillohet nga ndryshimet që ndodhin në këtë material gjenetik. Kur materiali gjenetik bëhet anormal, ai mund të humbë aftësinë për ta kontrolluar zhvillimin e tij.

Ndryshimet e menjëhershme në materialin gjenetik mund të ndodhin nga arsye të ndryshme. Këto ndryshime mund edhe të jenë të trashëguara nga prindërit. Ndryshimet në materialin gjenetik po ashtu mund të ndodhin për shkak të ekspozimit të tij ndaj infeksioneve, barnave, duhanit, substancave të ndryshme dhe faktorëve të tjerë.

Gjiri dhe ndërtimi i tij

Brenda gjirit të femrës ndodhen 15 deri 20 seksione të quajtura lobe. Secili prej këtyre lobeve është i përbërë prej seksioneve tjera më të vogla të quajtura lokuse. Lobuset janë grupe të gjëndrave të holla të cilat mund të prodhojnë qumësht. Pasi foshnja të lindë, qumështi i gjirit të femrës del nga lokuset përmes gypave të hollë të quajtura kanale deri te thithsha. Hapësira në mes të lobuleve dhe kanaleve mbushet me një ind dhjamor dhe lidhur.

Gjinjtë po ashtu përmbajnë enët limfatike. Këto enë janë të lodhura me disa masa të vogla, rrumbullake të indeve të quajtura nyja limfatike. Grupet e nyjave limfatike ndodhen në afërsi të gjirit nën sqetulla, mbi klavikulë, dhe në gjoks nën ashtin e gjirit.

Përmes këtij sistemi limfatik, largohen nga gjiri mbetjet e panevojshme të cilat më pas me anë të qarkullimit të gjakut eliminohen.

Gjiri ndodhet në mes të disa muskujve të rëndësishëm të cilët lejojnë lëvizjen e krahëve, si edhe muskujt e përfshirë në frymëmarrje.

Kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit mund të vijë ose nga gjëndrat ose kanalet e gjirit. Nëse kanceri vjen nga gjëndrat, ai quhet karcinoma lobulare. Kur kanceri zhvillohet në kanalet e gjirit, ai njihet si karcinoma duktale. Kur kanceri shpërndahet përtej rrethinës fillestare ku është zhvilluar, njihet si kanceri “infiltrues” ose “invaziv”. Kanceri që nuk kalon përtej lobulit ose tubulit të përfshirë është shumë i kufizuar nga natyra dhe quhet karcinoma “in-situ”.

Kanceri i gjirit mund të përfshijë më shumë se një anëtar të familjes; kjo zakonisht quhet kanceri familjar i gjirit. Kjo mund të jetë si pasojë e shkaktarëve trashëgues ose gjenetik.

Femrat me kancer familjar të gjirit mund të përfitojnë duke bërë teste më të hershme për këtë sëmundje dhe duke shmangur shkaktarët të cilët ndihmojnë paraqitjen e tij.

Qelizat e kancerit të gjirit mund të shpërndahen duke dalë nga tumori origjinal. Ato mund të futen në qarkullimin e gjakut përmes enëve limfatike, që kanalizojnë të gjitha indet e organizmit. Qelizat kanceroze mund të gjenden edhe në nyjat në afërsi të gjirit. Qelizat kanceroze mund të prekin inde të tjera dhe të zhvillojnë forma të reja të tumoreve të cilat mund t’i dëmtojnë këto inde të ndryshme të organizmit.

Shpërndarja e kancerit nga një vend në vendet e tjera quhet metastazë.

Simptomat dhe diagnostifikimi i kancerit të gjirit. ← (Klikoni këtu)