Sëmundjet me shkronjën: G, Gj

Sëmundjet e mishit të dhëmbëve ose Gingiviti janë sëmundje shumë të përhapura gjithkund në botë. Këto sëmundje mund të jenë nga një inflamacion i thjeshtë i mishit të dhëmbëve deri te sëmundje shumë serioze që rezultojnë me ndryshime të mëdha në indin e butë dhe në ashtin që e rrethon dhëmbin. Në rastet më të rënda ju mund të humbi dhëmbin.

Se a ndalon, ngadalësohet ose përkeqësohet sëmundja juaj e mishit të dhëmbit, kjo varet shumë nga ajo se sa mirë ju kujdeseni për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve çdo ditë.

Çfarë e shkakton problemin me mishin e dhëmbëve?

Goja jonë është e mbushur me baktere. Këto baktere, së bashku me mukusin (pështymën) dhe grimcaat tjera që qarkullojnë në gojë vazhdimisht formojnë një shtresë (pllakë) të ngjitshme, pa ngjyrë në dhëmbët tuaj. Nëse ju i pastroni me brushë dhe penj dhëmbët tuaj, kjo ndihmon të hiqni këtë pllakëz. Pllakëzat që nuk largohen mund të forcohen dhe të krijojnë shtresë gurore në dhëmbët tuaj të cilën brusha nuk e pastron. Vetëm pastrimi profesional nga dentisti mund ta largojë këtë shtresë të fortë.

Si mund ta dini se keni sëmundje të mishit të dhëmbëve?

Simptomat e mishit të dhëmbëve janë të ndryshme dhe përfshijnë:

  • Erë e keqe të gojës e cila nuk largohet
  • Mish të dhëmbëve të skuqur ose ënjtur
  • Mish të dhëmbëve të ndjeshëm dhe që gjakos
  • Dhimbje gjatë përtypjes
  • Dhëmb i çliruar (që lëviz)
  • Dhëmbë të ndjeshëm
  • Mish i tërhequr i dhëmbëve ose dhëmbë më të zhveshur se zakonisht.

Cilido prej këtyre simptomave mund të jetë shenjë e ndonjë problemi të madh, që duhet të kontrollohet nga një dentist.

Gjatë vizitës tuaj dentale, dentisti duhet:

  • T’ju pyesë për historinë mjekësore ose të identifikojë sëmundjet që keni ose faktorët tjerë të rrezikut (si duhani) të cilët mund të ndikojnë në sëmundjen e mishit të dhëmbëve.
  • Kontrollojë mishin tuaj të dhëmbit dhe të vërejë ndonjë shenjë të inflamimit
  • Të përdorë një matës të vogël që quajtur “sondë” për të kontrolluar dhe matur gropëzat. Te goja e shëndetshme, thellësia e këtyre gropëzave zakonisht është nga 1 deri në 3 milimetër. Ky test për thellësinë e gropëzave zakonisht nuk shkakton dhimbje

Dentisti po ashtu mund t’ju udhëzojë:

  • Të bëni një skenim me rreze X për të parë nëse ka humbje të ashtit
  • T’ju referojë te ndonjë specialist, si periodontisti. Periodontisti është ekspert në diagnostikimin dh mjekimin e sëmundjes së mishit të dhëmbëve dhe mund t’ju ofrojë opsione trajtimi të cilat nuk ua ofroni dentisti.