Aktualitete


Dita Botërore e Veshkave organizohet çdo vit, të enjten e dytë të muajit Mars, dhe ka për mision të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e veshkave dhe shëndetin në përgjithësi, si dhe të reduktojë shpeshtësinë dhe ndikimin e sëmundjeve të veshkave dhe problemeve  shëndetësore të lidhura me to në mbarë botën.

Me këtë rast, nesër në Prishtinë me fillim nga ora 13:00, në Qendrën e Telemjekësisë në QKUK do të mbahet një seminarë me titull : “Sëmundjet e veshkave tek fëmijët”.

Ligjërues në këtë seminarë do të jenë:

  • Burak Kocak – Turqi
  • Ymer Elezi – Kosove
  • Ibrahim Rrudhani – Kosove
  • Livanda Spahiu – Kosove
  • Mimoza Bërbatovci-Ukimeraj – Kosove

Në organizim pjesmarrës janë edhe përfaqësues nga spitali “Memorial”, “Roche”, “Berlin-Chemie” përfaqësues nga “Së Pari Shëndeti” dhe “OlainFarm”.