Flatulenca, gazrat në traktin digjestiv
Gazrat në traktin digjestiv – çfarë duhet patjetër të dini!
Në këtë faqe do të gjeni përgjigjet në këto pyetje:
- Çfarë janë gazrat?
- Çfarë i shkakton gazrat?
- Cilat ushqime shkaktojnë gazra?
- Cilat janë simptomat e gazrave?
- Si të gjejmë shkaktarët e gazrave?
- Si trajtohen gazrat?
- Ushqimi dhe shprehitë e të ngrënit
- Pikat që duhet t’i mbajmë mend.
Çfarë janë gazrat?
Gazi është ajri i mbledhur në traktin digjestiv. Gazrat largohen kur njerëzit gogësinë përmes gojës ose e nxjerrin atë për mes anusit – vrimës në fund të traktit digjestiv ku ne e zbrazim zorrën.
Çdokush ka gazra. Gëlltitja dhe depërtimi i gazit në traktin tretës është gjë normale. Shumë njerëz besojnë se ata futin gazra në brendi shumë shpesh dhe se kanë tepër gaz. Por prania e tepërt e gazrave është gjë e rrallë.
Cilat janë simptomat e gazrave?
Simptomat më të shpeshta të gazrave janë:
- Gogësima – Të gogësish kohë pas kohe është gjë normale, veçanërisht gjatë ose pas ushqimit. Nëse ju gogësini shumë shpesh, ju ndoshta gëlltitni shumë ajër. Disa njerëz me probleme digjestive e përpinë ajrin me qëllim dhe pastaj e gogësinë pasi besojnë se kjo do t’ju ndihmojë të ndjehen më mirë.
- Nxjerrja e gazrave – Nxjerrja e gazrave nga 13 deri në 21 herë në ditë është normale. Nëse mendoni se ju nxirrni gazrat më shpesh se kaq, ju mund të keni probleme me tretjen e karbohidrateve të caktuara.
- Fryrja – Fryrja është një ndjenjë e ngopjes dhe ënjtjes në abdomen, zonën në mes të gjoksit dhe ijëve. Çrregullimet si sindroma e zorrëve të irrituara (SZI) mund të ndikojnë në mënyrën se si gazrat lëvizin nëpër zorrë. Nëse gazrat lëvizin ngadalë nëpër zorrë, ju mund të ndjeheni të fryrë.
- Dhimbja dhe mundimi abdominal. Njerëzit mund të ndjejnë dhimbje ose mundim abdominal kur gazi nuk kalon normalisht nëpër zorrët e holla. Njerëzit me SZI mund të jenë më të ndjeshëm ndaj gazrave në zorrë.