Sëmundjet me shkronjën: F

A është normale rënia e flokëve?

Çdokush humb flokë çdo ditë. Humbja e deri 100 qimeve në ditë është normale. Por nëse rënia e flokëve është traditë në familjen tuaj, ju mund të humbni shumë më shumë qime të flokëve. Pas rënies së shtuar të flokëve ju mund të përfundoni me zona të zhveshura (tullace) nëse jeni mashkull. Nëse jeni femër, ju mund të kuptoni se flokët në maje të kokës tuaj janë lehtësisht më të holla. Rreth gjysma e njerëzve e kanë këtë lloj të rënies së flokëve rreth moshës 50 vjeçare.

Faktorë të tjerë, si sëmundje dhe barna, po ashtu mund të bëjnë që flokët tuaja të bien më shumë se normalisht.

Edhe pse humbja e flokëve është shumë e shpeshtë, kjo mund jetë një pengesë për jetën normale, veçanërisht kur koj ndryshon pamjen tuaj. Por ka disa mënyra përmes të cilave ju mund ta mjekoni rënien e flokëve.

Cilat janë simptomat?

Simptomat tuaja do të varen nga ajo se çfarë lloji të rënies së flokëve keni.

Nëse flokët tuaja janë të holla, kjo ndodh ngadalë me kalimin e kohës, ashtu që ju mund të mos e vëreni se flokët tuaja bien. Nëse ju i krihni flokët, atëherë vëreni grumbull të flokëve që bien. Ju mund të humbi flokët në gjithë kokën tuaj, që quhet humbje e plotë e flokëve. Ose ju mund të humbi flokë vetëm në zona të caktuara, që quhet humbje fokale e flokëve.

Te rënia e flokëve nga trashëgimia, meshkujt zakonisht kanë zona tullace rreth ballit ose në maje të kokës, derisa femrat kanë rrallim të flokëve në gjithë kohën, por më së shumti në maje të kokës.

Meqë flokët tuaja kanë të bëjnë në masë të madhe me pamjen, rënia e flokëve mund të shkaktojë rënie të vetëbesimit nëse juve nuk ju pëlqen si dukeni. Kjo është veçanërisht e shprehur te femrat dhe tinejxherët.

Çfarë shkakton rënien e flokëve?

Shkaktarët për rënien e flokëve janë nga më të ndryshmet. Në mesin e tyre janë:

  • Trashëgimia – Në shumicën e rasteve rënia e flokëve është gjë e trashëguar. Kjo do të thotë se ajo është përcjellë nga njëri ose të dy prindërit. Kjo quhet rënia femërore ose mashkullore e flokëve.
  • Stresi, përfshirë edhe tronditjen fizike nga operacioni, sëmundja, ose temperatura e lartë.
  • Kemoterapia, që është një metodë e fuqishme mjekësore që shkatërron qelizat e kancerit, e edhe qimet e flokëve.
  • Dëmtimi i flokëve për shkak të lidhjes ose tërheqjes prapa shumë fort, mbajtjes së shiritave shumë të shtrënguar, ose përdorimit të hekurave për dredhje ose drejtim ose nga ngjyrosja.
  • Mosha, meqë te ju dalim më pak flokë se sa bien, derisa ju plakeni. Flokët po ashtu bëhen më të dobëta dhe tentojnë të thyhen më lehtë me kalimin e moshës.
  • Ushqimi i dobët, veçanërisht nëse ju nuk konsumoni proteina dhe hekur në sasi të mjaftueshme.
  • Sëmundjet tiroide, si hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi.
  • Qerosja e lëkurës, që është e shpeshtë te fëmijët.