Sëmundjet me shkronjën: E, Ë

Epilepsia është një sëmundje e shpeshtë e cila prodhon kriza periodike. Krizat janë lëvizje dhe sjellje anormale të cilat vijnë si rezultat i ndonjë shpërthimi të aktivitetit elektrik në tru. Krizat mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen, ose vetëdijen. Këto kriza zakonisht nuk zgjati shumë, por mund të jenë të frikshme. Lajmi i mirë në këtë fushë është se mjekimi zakonisht është i suksesshëm.

Çfarë është një krizë dhe çfarë është epilepsia?

Epilepsia është një sëmundje e shpeshtë e cila prodhon kriza periodike. Krizat janë lëvizje dhe sjellje anormale të cilat vijnë si rezultat i ndonjë shpërthimi të aktivitetit elektrik në tru. Krizat mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen, ose vetëdijen. Këto kriza zakonisht nuk zgjati shumë, por mund të jenë të frikshme. Lajmi i mirë në këtë fushë është se mjekimi zakonisht është i suksesshëm.

Epilepsia në përgjithësi diagnostikohet kur një person ka pasur më shumë se një krizë. Krizat periodike janë një prej simptomave të epilepsisë. Por jo të gjithë njerëzit të cilët kanë kriza vuajnë nga epilepsia. Krizat jo-epipektike (të quajtura pseudo-kriza) nuk janë të shoqëruara nga aktivitetet anormale elektrike në tru dhe mund të shkaktohen nga raste psikologjike ose nga stresi. Këto lloj të krizave mund të mjekohen me intervenime psikiatrike.

Krizat e provokuara janë një grup tjetër i krizave të cilat mund të paraqiten si rezultat i traumave, nivelit të ulët të sheqerit në gjak (hipoglikemisë), nivelit të ulët të natriumit në gjak, temperaturës së lartë, ose abuzimit me drogë ose alkool. Krizat e lidhura me temperaturën (ose ethet) mund të paraqiten gjatë foshnjërisë dhe fëmijët zakonisht i tejkalojnë ato deri në moshën gjashtëvjeçare. Pasi të bëhet një vlerësim i kujdesshëm për të kuptuar rrezikun e përsëritjeve, pacientët që vuajnë vetëm nga një krizë mund të mos kenë nevojë për mjekim.

Epilepsia nuk është ndonjë lloj i sëmundjes mentale ose ndonjë paaftësi intelektuale. Në përgjithësi kjo nuk ndikon në atë sa ju mendoni ose mësoni. Ju nuk mund ta merrni epilepsinë nga dikush tjetër (si gripin), dhe as të tjerët nuk mund ta marrin atë nga ju.

Çfarë e shkakton epilepsinë?

Epilepsia vjen si rezultat i aktivitetit jonormal elektrik në tru. Qelizat e trurit normalisht komunikojnë duke dërguar sinjale elektrike në mënyrë të organizuar. Por, te epilepsia këto sinjale elektrike bëhen anormale, duke shtuar “stuhinë elektrike” e cila prodhon krizat. Këto stuhi (shpërthime elektrike) mund të ndodhin brenda një zone specifike të trurit ose të jenë të përgjithësuara, në varësi nga lloji i epilepsisë.

Se çfarë e shkakton epilepsinë është vështirë të kuptohet dhe më pak gjysma e njerëzve nuk e dinë shkaktarin e saktë. Në disa raste epilepsia shkaktohet nga lëndime në tru, tumore, infeksione ose sulmi në tru.

Llojet e epilepsisë

Pacientët me epilepsi përjetojnë më shumës e një lloj të krizës. Kjo ndodh sepse krizat janë vetëm simptoma. Prandaj, është esenciale që mjeku juaj neurolog ta diagnostikojë llojin tuaj të epilepsisë, jo vetëm llojin e krizës që ju keni.