Sëmundjet me shkronjën: E, Ë

Çfarë është kanceri i eshtrave?

Kanceri i eshtrave është një tumor malinj (kanceroz) i cili shkatërron indin normal të eshtrave. Jo të gjitha tumoret e eshtrave janë malinje. Në të vërtetë, tumoret beninje (jokanceroze) të eshtrave janë më të shpeshta se ato malinje. Edhe tumoret malinje edhe ato beninje mund të rriten dhe të shtypin indin e shëndetshëm të eshtrave, por tumoret beninje nuk shpërndahen, nuk e shkatërrojnë indin kockor dhe rrallë janë kërcënuese për jetën.

Tumoret malinje, të cilat fillojnë në indin ashtëror quhen kancere primare. Kanceri që metastazon (shpërndahet) nga eshtrat në pjesët tjera të trupit, si në gji, mushkëri ose në prostatë, quhet kancer metastatik dhe emërohet në bazë të organit ku ka filluar. Kanceri primar i eshtrave është më i rrallë krahasuar me kanceret të cilat fillojnë në organet tjera dhe më pas shpërndahen në eshtra.

Llojet e kancerit të eshtrave

Ka disa lloje të kancerit primar të eshtrave. Kanceri mund të fillojë në cilindo lloj të indit ashtëror. Eshtrat ndërtohet nga indi kockor (osteoid, pjesa e fortë ose e dendur), indi kërcor (kartilag, pjesa rezistente ose fleksible e ashtit) dhe indi fibroz (fijezor), si edhe elementet tjera e palcës kockore (pjesa e butë, sfungjerore në mes të kockave).

Llojet më të shpeshta të kancerit të eshtrave përfshijnë:

Osteosarkoma: që fillon në indin kockor (osteoid) të eshtrave. Ky tumor më së shumti prej gjunjët dhe pjesën e sipërme të krahut.

Kondrosarcoma: që fillon në indin kërcor. Kërci (kartilagu) vesh mbaresat kockore dhe mbështjell nyjat. Kondrosarkoma ndodh më së shumti në pelvik (në mes të eshtrave të ijëve), në pjesën e sipërme të këmbëve dhe në shpatulla. Ndonjëherë kondrosarkoma përmban qeliza kanceroze kockore (të indit osteoid kërcor), pasi ka arritur aty nga indi korcor. Në këto raste, mjekët e klasifikojnë tumorin si osteosarkoma.

Familja e tumoreve Ewing Sarcoma, një grup që zakonisht zhvillohen në eshtra por po ashtu mund të rriten edhe në ide të tjera të buta (muskuj, dhjam, indin fijezor, enët e gjakut dhe të tjera inde lidhore).

Llojet tjera të kancerit të cilat zhvillohen në indet e buta, quhen sarkoma të indeve të buta. Ato nuk janë kancer i eshtrave dhe nuk përshkruhen në këtë artikull.Dhimbja është simptoma më e shpeshtë e kancerit të eshtrave, por jo të gjitha kanceret e eshtrave shkaktojnë dhimbje. Dhimbja e vazhdueshme ose e pazakonshme ose ënjtja brenda ose në afërsi të një ashti mund të shkaktohet nga kanceri ose nga sëmundje të tjera. Është e rëndësishme të vizitoni mjekun për të përcaktuar shkaktarin e këtyre ndryshimeve.