Mbahet Takimi I 10-të I Komitetit Drejtues i Programit të Përbashkët
Udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Gani Shabani, është mbajtur Takimi i 10-të i Komitetit Drejtues i Programit të Përbashkët (për përmirësimin e shëndetit të gruas dhe fëmijës), të Agjencioneve OBSH-së, UNICEF-it dhe UNFPA-së.
Në takim është prezantuar raporti vjetor i vitit 2015, ku edhe është miratuar unanimisht nga pjesëmarrësit, si dhe është prezantuar Plani i Punës për vitin 2016, në kuadër të së cilit janë propozuar edhe aktivitete të tjera që mund zhvillohen së bashku brenda këtij viti.
Në takim është biseduar edhe për mundësinë e vazhdimit të programi të përbashkët pas vitit 2016. Por, edhe çështje të tjera organizative që agjencionet mund të japin kontributin e tyre.