Sëmundjet me shkronjën: E, Ë

Sistemi imun është i ndërtuar për të mbrojtur organizmin dhe për të sulmuar substancat e huaja që pushtojnë atë. Por, nëse ju vuani nga lupusi, diçka nuk funksionon mirë me sistemin tuaj imun dhe ai sulmon qelizat dhe indet e shëndetshme të organizmit. Kjo mund të çojë në dëmtime të shumë pjesëve të trupit si:

  • nyja
  • lëkurë
  • veshka
  • zemër
  • mushkëri
  • enë të gjakut
  • tru.

Ka disa lloje të lupusit. Lloji më i shpeshtë, lupusi eritematoz sistemik, prek shumë pjesë të trupit përnjëherë. Llojet tjera të lupist janë:

  • Lupusi eritematoz diskoid – shkakton puçrra të lëkurës që nuk largohen
  • Lupusi eritematoz subakut i lëkurës – shkakton plagë të lëkurës në pjesë të trupit të ekspozuara në diell
  • Lupusi i nxitur nga barnat – mund të shkaktohet nga medikamentet
  • Lupusi neonatal – një lloj i rrallë i lupusit që prek të porsalindurit.

Kush preket nga lupusi?

Çdokush mund të preket nga lupusi, por ky është më i shpeshtë te femrat. Lupusi po ashtu është më i shpeshtë te femrat afro-amerikane, hispanike, aziatike dhe me prejardhje të amerikano-veriore se sa te fermat kaukaziane (nga trojet evropiane).

Çfarë e shkakton lupusin?

Shkaktari i lupusit nuk është i njohur. Kërkuesit mendojnë se gjenet luajnë rol të rëndësishëm, por gjenet të vetmuara nuk e përcaktojnë se kush preket nga lupusi. Është e mundshme që shumë faktorë të nxisin sëmundjen.

Cilat janë simptomat e lupusit?

Simptomat e lupusit ndryshojnë nga një person te tjetri. Por disa prej simptomave më të shpeshta të lupusit janë këto:

  • dhimbje ose ënjtje e nyjave
  • dhimbje muskulore
  • temperaturë me shkaktarë të panjohur
  • urtikarie (puçrra) të kuqe, shumica në fytyrë
  • dhimbje në gjoks kur merr frymë thellë
  • rënie e flokëve
  • gishta të dorës dhe këmbës të zbehura ose të mavijosura
  • ndjeshmëri në diell
  • ënjtje në këmbë ose rreth syve
  • ulcera në gojë
  • gjëndra të ënjtura
  • ndjenjë e shprehur e lodhjes.

Lupusi mund të shoqërohet edhe me simptoma të tjera më pak të shprehura dhe më të rralla si:

  • anemi (rënie e numrit të qelizave të kuqe të gjakut)
  • kokëdhimbje
  • periudha trullosje
  • ndjenjë dëshpërimi
  • konfuzion
  • kriza epileptike.

Simptomat mund të vijnë dhe të largohen. Kohët kur personi ka simptomat quhen shpërthime, që mund të jenë nga të lehta deri te shpërthime të ashpra. Me kalimin e kohës, simptomat të reja mund të paraqiten në çdo kohë.

Si diagnostikohet lupusi?

Nuk ka asnjë test për ta diagnostikuar lupusin. Mund të ketë nevojë për muaj ose vite që mjeku ta diagnostikojë lupusin. Mjeku mund të përdorë shumë mjeke për ta diagnostikuar, si:

  • historinë mjekësore
  • ekzaminimin e plotë
  • analizat e gjakut
  • biopsinë e lëkurës (marrje e mostrës së lëkurës dhe shikimin i saj nën mikroskop)
  • biopsinë e veshkave (marrje e një pjese indi të veshkave dhe shikimin i saj në mikroskop).