Sëmundjet me shkronjën: D

Teknikisht, urthi (thartira ose djegësira e lukthit) është simptoma që ndjeni kur acidi del nga lukthi dhe vjen lart. Ndryshe quhet refluksi i ezofagut. Refluksi është një irritim i ezofagut që shkaktohet nga acidi i lukthit. Kjo mund të shkaktojë një djegësirë të pakëndshme në pjesën e sipërme të abdomenit ose në pjesën e poshtme të eshtrave të gjoksit.

Simptomat e refluksit acidik

Refluksi gastroezofagealshfaqet përmes disa simptomave (shenjave) dy prej të cilave janë simptomat më të shpeshta dhe të zakonshme, ndërsa të tjerat janë më të rralla dhe jo gjithnjë të pranishme.

Simptomat e shpeshta:

  • Djegësira: Dhimbje djegëse ose siklet që mund të lëvizë nga lukthi drejt abdomenit ose gjoksit, ose deri lartë në fyt
  • Regurgitimi: Ndjenjë e hidhur e acidit që vjen mbrapa në fyt ose në gojë.

Simptomat tjera:

  • Fryrje
  • Jashtëqitje me gjak ose njolla të zeza, apo vjellje me gjak
  • Gromësimë
  • Disfagi (ngushtim i ezofagut që krijon ndjesi se ushqimi ju ka mbetur në fyt)
  • Lemzë që nuk largohet
  • Nauze (mundim në lukth)
  • Humbje në peshë për arsye të panjohura
  • Gulçitje gjatë frymëmarrjes, kollë e thatë, ngjirje e zërit ose dhimbje kronike e fytit.