Telefonat e menqur po e shkatërrojnë trurin!
Sipas një hulumtimi të realizuar nga Dr.Marin Blank në Universitetin e Kolumbias, ka rezultuar se përdorimi telefonave të menqur mund të shkaktojë kancer.
Rezultatet e këti studimi janë përputhur edhe me disa rezltate të hulumtimeve paraprake që ishin bërë nga Agjensia Ndërkombëtare për Kërkime mbi kancer dhe nga Organiza Boërore e Shëndetësisë të cilat kishin konkluduar se rrezatimi i telefonit celularë mund të shkaktojë tumor në tru.
Autori i studimit ka shtuar se rreziku për zhvillim të tumorit në tru nga përdorimi i telefonave të menqur është më i madh tek fëmijët.
Vlen të përmendet se kohët e fundit disa vende si Gjermania, Zvicrra e Franca kanë krijuar fushata paralajmëruese për kufizimin e përdorimit të telefonave të menqur nga fëmijët. Ndërsa, Rusia ka shkuar edhe një hap më tutje duke krijuar një ligj sipas të cilit të gjithë personat nën moshën 18 vjeçare dhe të gjitha gratë shtatëzëna e kanë të ndaluar posedimin e telefonave të menqur.