Opinione

 

 

Detresi respirator neonatal (RDS – respirarory distress syndrome), është një sëmundje akute e mushkërive të të porsalindurit, e cila vjen si pasojë e mungesës së surfaktantit.

Dr. Rita Berisha – Demiri
Pediatre – Neonatologe
+386 49 933 880
rita.demiri@spitaliamerikan.com
www.spitaliamerikan.com

Etiologjia
Mungesa primare e surfaktantit është si pasojë e papjekurisë së sistemit enzimatik të cilët marrin pjesë në sintezën e surfaktantit.

Faktorët predisponues:
– Prematuriteti
– Asfiksioni
– Hypotermia
– Infeksioni neonatal
– Foshnja, nëna e të cilit ka qenë me diabet mellitus
– Gjinia mashkullore
– Sectio caesareae, varësisht prej moshës së barrës
– Predispozita familjare

Patofiziologjia
Mungesa e surfaktantit çon deri te:
– zvogëlimi i volumit respirator
– zvogëlimi i komplijanses mushkërore
– çrregullimi i raportit: ventilim-perfuzion
– rritja e rezistencës vaskulare mushkërore
– tachypne
– si pasojë e këtyre çrregullimeve pasojnë: hipoksemia, hiperkapnea, acidoza respiratore, e më vonë në mungesë të menaxhimit të RDS-it,vjen edhe deri të acidoza metabolike.

Të gjitha shenjat e RDS-it duhet të jenë prezent në 4-6 orët e para të jetës.

Diagnoza
– Pasqyra klinike
– Të dhënat anamnestike mbi moshën e barrës
– Auskultimi: nuk është specifik, dëgjohen kërcitje në fund të inspiriumit
– Rtg-pulmo: hijezime të imta difuze
– Analizat gazore

Shenjat klinike:

Detresi Respirator karakterizohet nga:
• takipnea – më shumë se 60 frymëmarrje/minutë
• rënkime ekspiratore
• tërheqje sternale dhe interkostale
• lëvizje e flegrave nazale
• cianozë/nevojë për oksigjen.

Shkaqet
• Sëmundja e membranave hialine (SMH)
• Infeksioni –
• Mbetje e lëngut fetal në mushkëri (takipnea tranzitore e të porsalindurit (TTP))
• Aspirimi (mekonium, gjak ose likid)
• Pneumotoraksi
• Anomali kongenitale përfshirë:
– hipoplazia pulmonare
– hernia diafragmatike
– bllokimi i rrugëve të ajrit
– sëmundjet kongenitale kardiake

Tretmani inicial i RDS-it
– Të monitorohen funksionet vitale
– Të vendoset vija venoze
– Të përcillen funksionet vitale (temperature,pulsi,respiracionet,TA)
– Të vendoset sonda nazogastrike
– Të matet diureza
– Të bëhen: hemogrami, jonogrami, glikemia
– Të bëhen: screening për infekcion bacterial

Parimet e trajtimit
Menaxhimi i detresit respirator kërkon kujdes intensiv me përvojë. Parimet bazë të mëposhtme duhet të vrojtohen.

Oksigjenimi:
Jep oksigjen për të mbajtur një saturim 92-96%
Monitoro përqendrimin e oksigjenit në kaskë Hood ose inkubator në mënyrë të vazhdueshme
Monitoro saturimin e oksigjenit në mënyrë të vazhdueshme, kryesisht në gjymtyrën e djathtë të sipërme
Monitoro frymëmarrjen dhe ritmin kardiak në mënyrë të vazhduar, nëse është e mundur.

Hemokultura
• Merr gjak për të bërë hemogramë dhe hemokulturë.
• Rezultati i hemokulturës duhet të kontrollohet pas 24 orësh. Nëse rezultati është negativ dhe detresi respirator ka mbaruar pa shenja infeksioni, mjekoje dhe 24 orë dhe pastaj ndërprite mjekimin. (mbulim për 36 orë)
• Rezultati i hemokulturës duhet të kontrollohet sërish pas 48 orësh për tu siguruar që rezultatet mbeten negative.

Likidet
• Vendos një linje intravenoze dhe fillo Glukozë 10% 60 mL/kg/ditë.

Antibiotikët
• Syno të fillosh antibiotikët brenda 30 minutash nga identifikimi i detresit respirator
Ampicilinë 50 mg/kg/ çdo 12 orë
dhe
Gentamicinë 2.5 mg/kg ≥30 javë – 1/ditë, <30 javë çdo 36 orë:

Grafi toraksi për të përjashtuar:
• pneumotoraksin
• Hernien diafragmatike kongenitale
• masat torakale.

Niveli i glikemisë
– matni gliceminë në orët 1, 2 dhe 4 të jetës (ose çdo orë derisa të normalizohet) më pas çdo 4 – orë për 24 orë derisa të stabilizohet në mbi 54 mg/dl
– glikemia prej 46.8 mg/dl ose më tepër është e pranueshme, glicemia < 46.8 mg/dl ka nevojë për trajtim

Trajtimi suportiv
• Ushqyerje në sasi të vogla psh. 2ml/kg çdo 3 orë duhet të fillohen në të porsalindurit e stabilizuar me detres respirator, pasi kjo mund të reduktojë kohëzgjatjen si të detresit respirator ashtu dhe të qëndrimit në spital
• Mbajtje e temperaturës brenda intervaleve normale:
o temperatura aksilare duhet të jetë midis 36.5-37˚C dhe temperatura në lëkurë midis 36-
36.5˚C.

Nëse edhe pas këtyre masave që ndërmerren për Distres respirator,foshnja ka nevojë për oksigjenim me koncentrim mbi 30%,atëherë shkohet me CPAP-nazal.

Menaxhimi i CPAP

Indikacionet
• Kërkesa për oksigjen më tepër se 30% për të mbajtur një saturim prej 92-96%
• Nëse shenja të tjera të detresit respirator janë të pranishme fillo CPAP edhe në kërkesa për oksigjen më pak se 30%

Metodat e administrimit të CPAP
Kërkohet përvojë për aplikimin e kanjulave binazale të shkurtra. Studimet e mbështesin këtë aplikim si një metodë më e suksesshme në sigurimin e CPAP, por pozicionimi korrekt është thelbësor.

Përbërësit e CPAP
Të gjithë sistemet e CPAP përmbajnë tre përbërës bazë:
• Gjeneratori i CPAP (nënkupton krijimin e një presioni pozitiv në qark)
• Qarku për rrjedhjen e vazhdueshme të gazeve inspirues të humidifikuar
• Pajisja lidhëse (pajisje që lidh qarkun me rrugët ajrore të të porsalindurit).

Fillimi i CPAP
• Fillo me një presion CPAP-i prej 6-8 cm ujë
• Jep mjaftueshëm Oksigjen për të mbajtur një saturim 92-96% (psh. Rrite oksigjenin nëse saturimi është më pak se 92%, ule oksigjenin nëse saturimi vazhdimisht është më tepër se 96%)
• Vendos një sondë orogastrike.

Moitorimi
Monitoro saturimin e oksigjenit në mënyrë të vazhdueshme
Monitoro frekuencën respiratore dhe kardiake në mënyrë të vazhdueshme
Ekuilibri acido-bazik në gjak–
Kontrollo për mirëfunksionimin e qarkut dhe pajisjeve çdo orë
Kontrollo me sy çdo orë që pajisja lidhëse e CPAP të jetë e pozicionuar në mënyrë korrekt

Dekursi klinik i pritur
Nevoja për suport në sëmundjen pulmonare akute neonatale zakonisht zgjat 1-3 ditË.
Reduktim i frekuencës respiratore
Stabilizim ose reduktim i kërkesës për oksigjen për të mbajtur një saturim 92-96%
Largim i gjëmimeve dhe zvogëlimi i tachypnese.
Reduktim i tërheqjeve sternale dhe interkostale
Përmirësim i ekuilibrit acido-bazik në gjak.

Fillimi i ndërprerjes
• Fillo të ndërpresësh kur:
• saturimi është më tepër se 96 %
• frekuenca respiratore e stabilizuar, pa gulçime dhe tërheqjet të reduktuara
• përmirësim i ekuilibrit acido-bazik në gjak
• metoda e sugjeruar për fillimin e ndërprerjes:
• ule oksigjenin deri sa të shkojë 21-23%
më pas
• ul presionin me 1 cm çdo 2-4 orë deri sa arrihet niveli 5 cm ujë.

Heqja nga CPAP
• Konsidero braktisjen e CPAP kur i porsalinduri është i stabilizuar me oksigjen 21-23% dhe presion 5 cm ujë në CPAP.

Rifillimi
• CPAP mund të jetë e nevojshme të rifillohet nëse ka një rritje të efortit në frymëmarrje ose një rritje të kërkesës për oksigjen.
• Kur rifillohet CPAP gjithmonë bëj një vlerësim të kujdesshëm klinik për të parandaluar komplikacione të tjera që kërkojnë menaxhim të mëtejshëm (psh. pneumotoraksi).
• Monitoro saturimin e oksigjenit në mënyrë të vazhdueshme
• Monitoro frekuencën respiratore dhe kardiake në mënyrë të vazhdueshme
• Ekuilibri acido-bazik në gjak– rezultatet duhet të jenë të gatshme brenda 10 minutash (nëse maten)
• Kontrollo për mirëfunksionimin e qarkut dhe pajisjeve çdo orë
• Kontrollo me sy çdo orë që pajisja lidhëse e CPAP të jetë e pozicionuar në mënyrë korrekte.

Dekursi klinik i pritur
Nevoja për suport në sëmundjen pulmonare akute neonatale zakonisht zgjat 1-3 ditë.

Përmirësimi
• Reduktim i frekuencës respiratore
• Stabilizim ose reduktim i kërkesës për oksigjen për të mbajtur një saturim 92-96%
• Largim i gulçimeve dhe punë më e vogël për frymëmarrjen
• Reduktim i tërheqjeve sternale dhe interkostale
• Përmirësim i ekuilibrit acido-bazik në gjak (nëse matet).

Fillimi i ndërprerjes

• Fillo të ndërpresësh kur:
• saturimi është më tepër se 96 %
• frekuenca respiratore e stabilizuar, pa gulçime dhe tërheqjet të reduktuara
• përmirësim i ekuilibrit acido-bazik në gjak (nëse matet)
• metoda e sugjeruar për fillimin e ndërprerjes:
• ule oksigjenin deri sa të shkojë 21-23%
më pas
• ul presionin me 1 cm çdo 2-4 orë deri sa arrihet niveli 5 cm ujë.

Heqja nga CPAP
• Konsidero braktisjen e CPAP kur i porsalinduri është i stabilizuar me oksigjen 21-23% dhe presion 5 cm ujë në CPAP.

Rifillimi
• CPAP mund të jetë e nevojshme të rifillohet nëse ka një rritje të efortit në frymëmarrje ose një rritje të kërkesës për oksigjen.
• Kur rifillohet CPAP gjithmonë bëj një vlerësim të kujdesshëm klinik për të parandaluar komplikacione të tjera që kërkojnë menaxhim të mëtejshëm (psh. pneumotoraksi). /telegrafi.