Si të ballafaqohemi me stresin?
Stresi është njëri ndër faktorët kryesorë i cili luan rol krucial në shëndetin mendor dhe në atë fizik. Ballafaqimi me të është mjaft i vështirë dhe aspak i lehtë. Ky artikull iu informon me disa mënyra të cilat kanë rezultuar të jenë të dobishme në menaxhimin e stresit dhe gradualisht edhe në eliminimin e tij.
Njëri nga faktorët kryesorë që ndihmon në largimin e stresit është aktiviteti fizik, mirëpo për largimin e tij nuk nevojitet të jesh ekspert i atletikës ose të kalosh orë të tëra duke bërë ushtrime fizike në palestër. Nëse jeni një prej atyre personave të cilët nuk preferojnë ushtrimet në palestër ose edhe vrapimin në ambient të hapur, ja disa mënyra të lehta dhe të këndshme të cilat kanë po të njëjtin efekt:
1) Lëshoni këngët tuaja më të preferuara dhe kërceni.
2) Ecni deri në dyqanin ushqimor edhe nëse nuk keni nevojë për ushqim, vetëm sa të jesh aktiv dhe ta largosh mendjen nga mendimet negative.
3) Përdorni shkallët në vend të ashensorit.
4) Lëshoni ndonjë film komedi që t’iu shpërqendrojë.
5) Mos i mbani emocionet brenda, shkruani ato ose thirrni mikun/mikeshën tuaj më të ngushtë për një bisedë të gjatë. Pas bisedës, do të vëni re se ngarkesa emocionale ka filluar të venitet.
6) Kaloni më tepër kohë në natyrë dhe balanconi dietën tuaj për shkak se ushqimi luan rol të rëndësishëm edhe në gjendjen tonë emocionale. Provoni të pini çaj kamomil ose të gjelbërt dhe të hani sa më shumë banane për shkak se të gjitha këto kanë veti qetësuese dhe antidepresive.