Sëmundjet me shkronjën: C

Një cist i thjeshtë i veshkave është një qese e rrumbullakët, një ind me mur të hollë ose një xhep i mbyllur që zakonisht është i mbushur me lëng.

Në veshka mund të formohen një ose më shumë ciste. Cisti i thjeshtë është forma më e shpeshtë e cisteve të veshkave.

(Sqarim: Cisti i thjeshtë nuk është i ngjashëm me sëmundjen policistike të veshkave, e cila është një sëmundje progresive që mund të çojë deri te pamjaftueshmëria e veshkës).

Një cist i thjeshtë i veshkës, zakonisht nuk është i dëmshëm.

Shkaktarët

Ende nuk janë të njohur mirë shkaktarët e cisteve të thjeshta të veshkave, por mendohet se këto ciste nuk janë trashëguese.

Mosha mund ta shtojë rrezikun, sepse rreth një e treta e njerëzve me moshë mbi 70-vjeçare kanë së paku një cist të thjeshtë të veshkave. Po ashtu, edhe madhësia e tyre mund të rritet me moshën.

Një cist i thjeshtë i veshkave zakonisht nuk shkakton simptoma. Në shumicën e rasteve, mjeku i zbulon gjatë një ultrazëri ose tomografie të kompjuterizuar (CT) që bëhen për ndonjë arsye tjetër.
Megjithatë, cistet e thjeshta të veshkave mund të:

  • Shkaktojnë dhimbje anash, në shpinë, në pjesën e sipërme të barkut – nëse zmadhohen dhe shkaktojnë shtypje në organet tjera.
  • Gjakderdhin.
  • Të infektohen, të shkaktojnë ethe, temperaturë ose shenja të tjera të infeksionit.
  • Dëmtojnë funksionin e veshkave (rrallëherë).