Cistet dhe tumoret e ovariumeve
Cistet janë qeska të mbushura me lëng që mund të formohen në ovariume. Janë shumë të shpeshta, sidomos në vitet kur femra është në fazën më të përshtatshme për lindjen së fëmijëve.
Ovariumet (vezoret) janë dy organe të vogla të vendosura në secilën anë të mitrës në trupin e një femre. Ato prodhojnë hormone duke përfshirë estrogjenin, i cili nxit menstruacionin.
Për çdo muaj, ovariumet lirojnë një ‘vezë të vogël’. Qeliza vezë lëshohet nëpër tubat uterine (fallopiane) duke qenë e gatshme për fertilizim (fekondim). Cikli i krijimit dhe lirimit të qelizës vezë quhet ovulacion.
Simptomat e cisteve dhe tumoreve të ovariumeve
Cistet e vezoreve zakonisht nuk japin simptoma. Ndodh që nuk mund ta kuptoni se keni cist derisa të keni bërë një vizitë te mjeku me ekzaminimin rutinor të pelvikut. Megjithatë, cistet e ovariumeve mund të shkaktojnë probleme nëse përdridhen, gjakderdhin ose këputen.
Nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme, është e rëndësishme që të bëni një kontroll, për arsye se ato mund të jenë edhe simptoma të tumoreve të ovariumeve. Kanceri i ovariumeve zakonisht përhapet para se të zbulohet.
Simptomat e cisteve dhe tumoreve të ovariumeve janë:
- Dhimbje ose fryrje në bark
- Vështirësi gjatë urinimit ose nevojë e shpeshtë për të urinuar
- Dhimbje topitëse në pjesën e poshtme të shpinës
- Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
- Menstruacione të dhimbshme dhe gjakderdhje anormale
- Shtim në peshë
- Nauze (mundim në lukth, ndjenjë për të vjellë) ose vjellje
- Humbje oreksi, ngiheni shpejtë.