Sëmundjet me shkronjën: C

Cirroza është dhëmbëzim i mëlçisë. Ky ind i dhëmbëzuar (shkallëzuar, gungëzuar, në formë luspash), i quajtur ndryshe si ind fibrotik, krijohet si pasojë e ndonjë lëndimi ose sëmundje afatgjate. Këto formacione dhëmbëzore zëvendësojnë indin e shëndetshëm të mëlçisë dhe bllokojnë qarkullimin normal të gjakut.

Cilat janë simptomat e cirrozës?

Ju mund të mos keni simptoma në fazat e hershme të cirrozës. Derisa cirroza përkeqësohet ju mund të keni këto shenja:

  • Të ndjeheni të lodhur ose dobët
  • Të humbni apetitin
  • Të ndjeni mundim në lukth
  • Të humbni peshë
  • Të vëreni enë gjaku me ngjyrë të kuqe, në formë rrjete merimange nën lëkurën tuaj.

Cirroza mund të çojë në probleme të tjera serioze:

  • Ju mund të nxiheni ose të gjakoseni me lehtësi, ose të keni gjakderdhje nga hundët
  • Ju mund të keni fryrje ose ënjtje pasi lëngjet mblidhen në këmbët ose abdomenin tuaj – zonën në mes gjoksit dhe legenit. Mbledhja e lëngjeve në këmbët tuaja quhet edemë; mbledhja e lëngjeve në abdomen quhet ascites.
  • Medikamentet, përfshirë edhe ato që merren pa recetë të mjekut si suplementët me vitamina ose produktet bimore farmaceutike, mund të kenë një ndikim të fuqishëm në ju. Mëlçia juaj nuk arrin t’i zbërthejë medikamentet si do t’i zbërthente një mëlçi e shëndetshme.
  • Materiale të panevojshme nga ushqimi mund të mblidhen në gjak ose tru dhe të shkaktojnë konfuzion ose vështirësi në të menduar.
  • Presioni i gjakut mund të rritet në venat e mëlçisë, një sëmundje e quajtur hipertension portal
  • Venat e zmadhuara, në mjekësi të quajtura varikozë, mund të zhvillohen në ezofag dhe stomak. Varikozat mund të gjakosen përnjëherë, duke bërë që ju të villni gjak ose nxirrni gjak gjatë zbrazjes së zorrëve.
  • Lëkura juaj dhe zona te bardha të syve mund të bëhen të verdha, një sëmundje që quhet verdhëza.
  • Ju mund të keni të kruara të ashpra.
  • Ju mund të zhvilloni edhe gurrë në tëmth.

Në stadet e hershme, cirroza mund të shkaktojë ënjtje të mëlçisë. Pastaj, sa më shumë që indi i dhëmbëzuar zëvendëson indin e shëndetshëm, mëlçia juaj tkurret.

Te një numër i vogël i njerëzve me cirrozë po ashtu mund të paraqitet kanceri i mëlçisë.