Ushqehu shëndetshem

Në këtë artikull do të informoheni më shumë për të mirat dhe dobitë e shumta të çajit të gjelbërt. 

Njëra nga dobitë e çajit të gjelbërt është se ka veti gjallëruese për shkak të një substance të quajtur Thein. Kjo substancë përveç që është shumë e shëndetshme, përmirëson punën, stimulon aktivitetin dhe jep forcë. Për ata të cilët dëshirojnë të humbasin peshë, çaji i gjelbërt është ideal para fillimit të ushtrimeve fizike ose edhe pas ngrënies së ushqimit.

Ky çaj ka të përfshira edhe antioksidantë që ngadalësojnë dukshem procesin e plakjes në qeliza. Madje, ekspertët kinezë mendojnë se konsumimi i çajit të gjelbërt rrit edhe jetëgjatësine. Gradualisht zvogëlon edhe nivelin e sheqerit në gjak andaj për personat me diabet rekomandohet që pas ngrënies së ushqimit, të pihet çaji i gjelbërt.

Përveç të mirave në aspektin e shëndetit fizik, çaji i gjelbërt luan rol të rëndësishëm edhe në shëndetin mendor. Studimet e fundit na informojnë se çaji i gjelbërt ndihmon edhe në zvogëlimin e stresit.