Hepatiti C
Hepatiti C është një sëmundje e mëlçisë. Fjala hepatit do të thonë inflamacion (pezmatim) i mëlçisë. Inflamacioni është një ënjtje e dhimbshme, e skuqur, e cila vjen si rezultat i ndonjë dëmtimi ose infektimi në organizëm. Inflamacioni mund të bëjë që organet të mos funksionojnë si duhet.
Çfarë e shkakton hepatitin C?
Hepatitin C shkaktohet nga virusi i hepatitit C. Viruset janë mikroorganizma të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme në organizëm. Për shembull, gripi shkaktohet nga një lloj i caktuar i virusit. Viruset mund të përcillen nga një njeri te tjetri.
Kush preket nga hepatiti C?
Çdokush mund të preket nga hepatiti C, por disa njerëz janë në rrezik më të lartë. Këtu përfshihen:
- Njerëzit që janë të lindur nga një nënë që vuan nga hepatiti C
- Njerëzit të cilët kanë pasur më shumë se një partner seksual në 6 muajt e fundit ose kanë histori të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme
- Njerëzit të cilët kanë pasur transfuzion të gjakut ose transplantim organesh para vitit 1992
- Njerëzit me sëmundjen e hemofilisë të cilët kanë marrë produkte të gjakut para vitit 1987
- Njerëzit të cilët kanë përdorur substanca ilegale përmes injektimit.
Si mund të merret hepatiti C?
Ju mund ta merrni hepatitin C përmes kontaktit me gjakun e ndonjë personi të infektuar. Ju mund të prekeni nga hepatiti edhe:
- Nëse jeni lindur nga nëna me hepatit C;
- Keni pasur seks me person të infektuar;
- Keni bërë tatuazh ose keni vendosur pirsing me pajisje të pasterilizuar, e cila është përdorur nga ndonjë person i infektuar;
- Rastësisht jeni shpuar me ndonjë gjilpërë, e cila më herët është përdorur nga ndonjë person i infektuar;
- Keni përdorur briskun e rrojës ose brushën e dhëmbëve të ndonjë personi të infektuar;
- Keni ndarë gjilpëra për injektim të substancave e ndonjë person të infektuar (shpesh ndodh te narkomanët).
Ju kurrë nuk mund ta merrni hepatitin C nga
- Dhënia e dorës ndonjë personi të infektuar
- Përqafimi i ndonjë personi të infektuar
- Qëndrimi afër ndonjë personi të infektuar.
SIMPTOMAT
Cilat janë simptomat e hepatitit C?
Shumica e njerëzve nuk kanë simptoma derisa virusi të fillojë ta dëmtojë mëlçinë, që mund të duhet 10 ose më shumë vite që kjo të ndodhë. Të tjerët kanë një ose disa prej këtyre simptomave:
- Zverdhje të syve dhe lëkurës, të quajtur verdhëz
- Periudhë më të gjatë kohore se zakonisht që gjakderdhja të ndalojë
- Stomak ose nyja të ënjtura
- Mavijosje e lehtë kur lëndoheni
- Lodhje
- Lukth i mundimshëm
- Temperaturë
- Mungesë apetiti
- Diarre
- Jashtëqitje me ngjyrë të verdhë të çelë
- Urinë me ngjyrë të verdhë të mbyllur.
Çfarë është hepatiti C kronik?
Hepatiti C është kronik kur trupi nuk mund të çlirohet nga virusi i hepatitit C. Edhe pse disa njerëz e eliminojnë virusin nga organizmi brenda disa muajsh, shumica e infeksioneve me hepatit C bëhet kronike. Pa trajtim, hepatiti C kronik mund të shkaktojë prishje të mëlçisë, të quajtur cirrozë; kancer të mëlçisë; dhe insuficiencë të mëlçisë (pamjaftueshmëri; mëlçia nuk arrin ta kryejë punën e saj).
Simptomat e cirrozës kronike janë:
- Zverdhje të syve dhe lëkurës, të quajtur verdhës
- Periudhë më të gjatë kohore se zakonisht që gjakderdhja të ndalojë
- Stomak ose nyja të ënjtura
- Lodhje
- Plogështi
- Mungesë apetiti
- Rënie në peshë
- Enë gjaku në formë të merimange, të quajtur angioma merimangë, të cilat zhvillohen në lëkurë.