Përse nuk preferohet makijazhi në palestër
Ne çdo ditë jemi dëshmitarë të shumë femrave që vendosin makijazh në fytyrë gjatë bërjes së ushtrimeve të shumta fizike në palestër. Studimet e fundit na informojnë se ky veprim është gati shkatërrues për lëkurën dhe ja arsyet se pse.
Në palestër shkohet për të nxjerrë toksinat jashtë trupit dhe djersa është mënyra më e mirë për t’u pastruar. Por kur ju lyheni, krijohet një problem me toksinat, të cilat nuk arrijnë të dalin jashtë trupit tonë. Ndaj mos e bëni më këtë gjë nëse dëshironi të mos e dëmtoni më tej lëkurën e fytyrës.
Kur rritet frekuenca kardiake dhe presioni i gjakut dhe ju filloni të djersitni, poret e lëkurës zgjerohen dhe i gjithë grimi i vendosur futet në brendësi të saj. Poret më pas hapen për të lëshuar lëngjet, por ky proces bëhet më shumë problematik nëse vazhdoni të lyheni në kohën kur shkoni të bëni palestër.
Pra, në mënyrë që lëkura të mos dëmtohet duhet evituar makijazhi në palestër sepse lëkura kërkon të jetë e pastër, pa produkte të ndryshme të kozmetikës, të paktën gjatë kohës së ushtrimeve fizike në palestër.