Lindja dhe paslindja

Fëmijët të cilët kanë ardhur në jetë përmes prerjes Cesariane janë më të prirë të preken nga diabeti, tregojnë studimet e realizuara kohë më parë.

Një studim i fundit gjerman ka përcjellë për 11 vite mbi 1600 fëmijë dhe ka treguar se fëmijët të cilët kishin njërin prej prindërve me diabet të llojit 1 dhe të cilët ishin lindur me operacion, kishin rreth prej 4.8 për qind më të lartë të preken nga diabeti në moshën 12 vjeçe.

Ndryshe, fëmijët të cilët kishin lindur në mënyrë natyrale dhe të cilët po ashtu kishin njërin prej prindërve me diabet, kishin rrezik prej 2.2 për qind më të rritur.

Autorët e studimit thonë se lindja me prerje Cezariane ndikon në florën normale të zorrëve të fëmijës dhe në sistemin mbrojtës, që më pas reflektohet edhe në gjendje tjera shëndetësore, përfshirë diabetin.

Rezultatet po ashtu kanë treguar se fëmijët e lindur para kohe dhe fëmijët nënat e të cilëve kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë, kanë pasur gjasa edhe më të larta për të vuajtur nga diabeti.