Estetikë & Lifestyle

 

Aplikimi kryesorë i telave në dhëmë bëhet me qëllim që të përmirësohet funksioni praktik i gojës, i aparatit mbështetës të dhëmbëve si dhe i shëndetit oral në përgjithësi.

Këto tela përbëhen nga materiale metalike dhe porcelani dhe vendosen fortë në dhëmbë. Keto materiale formojnë një lidhje harkore me tel duke i përshkuar të gjithë dhëmbët. Përmes trysnisë që shkakton kjo lidhje, mundësohet lëvizja e dhëmbëve në pozicionin e dëshiruar. Kjo lëvizje bëhet prej 2 mm brenda muajit dhe pas çdo muaji duhet ta vizitoni stomatologun tuaj për ti vlerësuar ndryshimet e bëra.

Në videon e mëposhtme është paraqitur një rast i vendosjes së telave në dhëmbë, ku janë realizuar fotografi çdo ditë që nga vendosja e telave e deri në heqjen e tyre.