Opinione

Vitamina D është një vitaminë yndyrore, që ruhet në  indet dhjamore( yndyrore). Emërat alternativ të saj janë: Kolekalciferoj, D3, D2, ergokalciferol.

Funksioni: ndihmon në absorbimin e kalciumit në organizem, kalciumi dhe fosfatet janë thelbësore për formimin e eshtrave. Gjatë femijërisë trupi ynë I përdor këto minerale për formësmin e kocakve tona, nëse në dieten tonë mungon vitamina D apo nuk absorbohet si duhet, janë kockat që vuajn nga kjo mungesë e kësaj vitamine. Mungesa e vitaminës D tek të rriturit shkakton Osteoporozë ndersa tek femijët Rahit.

Burimi: një pjesë e madhe e vitaminës D prodhohet nga trupi jonë, kjo bëhet kur lekura bie ne kontakt me diellin. Vitamina D gjëndet në shumë pak produkte ushqimore disa nga to janë: produktet e qumështit: si djathi, gjalpi, krem. Duke pas mungesë ne ushqime të pasura me vitaminë D, shumë kompani kanë shtu në mënyre artificiale vitaminen D në produkte të ndryshme ushqimore si në drithëra, konzervant peshku etj. Pasi është e veshtire të plotësohet me produkte ushqimore, mund të mirret në formë të D2 dhe D3.

Rekomandimet: 10-15 minuta për 3 herë në javë ekspozim në diellë është e nevojshme për prodhimin e vitaminës D, gjithmonë duke mos e tepru pasiqe qendrimi I gjatë në diellë mund të shkaktojë kancer të lekurës. Vlerat referente: tek të porsalindurit: 0-12 muaj 400 UI në ditë, tek fëmijët: 1-8 vjet 600UI në ditë, te moshat e rritura: 9-70 vjet UI në ditë, mbi 70 vjet: 700 UI në ditë., shtatëzënat 600 UI në ditë. Në përgjithësi dozat më të larta duhet të jenë tek moshat e vjetëra. Duhet të kihet kujdes që most ë teprohet me doza të larta pasi mund ta dërgojmë ne toksicitet.

Dozat e larta: nëse mirret në doza të larta shpejton lirmin e kalciumit e ky I fundit jep shumë efekte anësore: depozitim në indet e buta si zemër e mushkëri, dëmtim në veshka, gurë në veshka, nauze vjellje, kapsllëk, humbje në peshë, humbje e oreksit.

Dukagjin Zeqiraj.