Dieta

Dr. Hysni Dankshi në librin e tij “320 Receta Për 60 Sëmudje” ka listuar disa receta dietale që sipas tij, do të keni efekt të sigurt nese ju vendosni tu përmbaheni atyre. Sipas tij, kto metoda duhet të ndiqen me rigorozitet të madh në cdo vakt në mënyrë që të arrihet deri te përfitimi.

Të mirren 2 kokrra patate te ziera të bëra pure. Në të hidhni 3 thelpinj hudhrash të grira dhe copëtuara me 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe pak kripë të holle gjelle. I perzieni se bashku dhe kjo hahet si diete çdo darke. Gjate dites duhet te kufizoni ushqimet me yndyrna, buke sa me pak, brumërat dhe embëlsirat. Kjo dietë është efikase për njerëz te majmë, pra te shendoshë. Kjo dietë vazhdon 1-2 muaj rrejsht.

Dieta e dobësimit mund të bëhet edhe njëhere në javë. Ditën e parë të javës: hahen gjysëm kg molle tërë ditën, por nuk duhet te hahet ushqim tjeter. Dita e dytë e deri në ditën e gjashtë hahet bukë vetěm 1 here ne drekë, dhe gjellrat duhet te jene te payndyrshme. Kurse mollë prej ditës së dyte e deri në ditën e gjashtë, hahen 2 herë në dite nga 200 gr, d.m.th. 1 here në mëngjes esëll dhe 1 herë në mbrëmje vonë. Kjo quhet diete shkarkuese.

Dieta njëditore. Merrni 5 mollë mesatare, karotë, 1 gotë dhallë, 1 luge gjelle me lëng limon, 1 luge gjelle me lëng te trashë vishnje, (lëng qërshie te egër), 1 gotë ujë me çaj nga lule basani, si edhe 1 gote mesatare me ujë mineral. Mëngjesi: qerohet 1 mollë, imtësohet dhe futet në dhallë.
Paradreka: vetëm 1 mollë
Dreka: merrni 1 gotë ujë dhe 60 gr oriz, 1 mollë e cila qërohet, imtësohet dhe futet të ziejë me orizin për 10 min. Për shije i hidhet pak lëng limoni.
Pasdreka: vetëm 1 mollë.
Darka: molla qërohet me 1 karotë dhe imtësohet në makinën e mishit ose në rende. I fusni llugë vaj ulliri, pak lëng limoni, si edhe 1 filxhan lëng të trashë nga luleshtrydhja. Te nesërmen, duhet te pimë sa më tepër çaj nga bimët mjekuese (lule Basani), ujë mineral, si edhe të lëvizni dhe të shëtisni sa më tepër 2-3 here ditë.

Gjithashtu përdoren këto bimë: Dëllinja e zezë (fruta), mustaqe misri, gjuhë Nuseje (rrënjë), gjethe Sename, Bishtamithi (njëmijegjethësi). Nga këto bimë merrni pjesë të barabarta të grimcuara. I përzieni mire pastaj nga kjo përzierje në 2 litra ujë hidhni 10 lugë gjelle. I zieni 20-30 min. I kulloni dhe i shtrydhni. Pini 2 gota ujë në ditë të vakta.

Në 2 litra ujë hidhni 10 lugë gjelle me rrënjë të thara e të grimcuara, me rrënjë Çikorje. Izieni mbi 30 min dhe e kulloni. Pini nga 1 filxhan çaji në vakt të ëmbëlsuar. Kura vazhdon deri në normalizimin e gjendjes.

©Shendeti Sot