Aktualitete

Zbatoni këshillat e mëposhtme, ndërsa përpiqeni të forconi e të drejtoni shtyllën kurrizore:

Lëvizni vazhdimisht- Ecni në vend, kalojeni peshën e trupit nga njëra këmbë në tjetrën, mos rrini kurrë si gur varri. Nëse peshoni vetëm mbi njërën kembë, do të dukeni të anuar. Nëse ju duhet të rini në këmbë për një kohë të gjatë, ngrijeni njërën këmbë më lart se tjetrën – mbi një kuti ose stol – ndërsa vazhdo të mbani peshën të ndarë barabar mes tyre. Ndërroni anë shpesh. Ky veprim shkarkon ngarkesën nga mesi.

Behuni te vetedijshëm duke u parë në pasqyrë- Pyetëni vetën për qëndrimin tuaj. Po rri drejt? E kam kokën të përkulur? Dukem i ngurtë apo i natyrshëm? I kam gjunjët e bërrylat të përkulura paksa? E kam pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore tepër të sheshtë? I kam supet në të njëjten lartesi?

Kur rrini ulur, lëvizini në karrige kockat e përfshira në ulje, derisa të rrini drejt në mënyrë të përsosur- Mos rrini kurë këmbë përmbi këmbë. Kjo shkakton varice dhe ngarkon shtyllën kurrizore, pasi pesha bie vetëm mbi njërën kembë. Mbani pranë një stol te vogël. Për të mos u plandosur, uluni në buzë të karrigës dhë shtrini njëren këmbë, ndërsa tjetrën e mbani pranë vetes. Mos u mbështesni në tryezë, pasi kjo prish qëndrimin e përsosur.

Flini në dyshek të forte- Shumë njerëz zgjedhin dyshekë tepër të butë. Jastëku nuk duhet të jetë as tepër i lartë, as tepër i ulet; shtylla kurrizore në pjesën e qafës nuk duhet të anohet majtas apo djathtas, por të jetë e niveluar.

Flini me jastëk mes gjunjëve- Kjo e mban në vend shtyllën kurrizore dhe parandalon të frikshmet rrudha të gjumit.

Përdorni karrige masazhuese- Eshtë një luks i paparë sidomos pas një dite të tërë pune. Dikur provova një t tillë ne shtëpinë e një mikeje. Ç’mrekulli!

Uluni shpesh në dysheme dhe harkoni shpinën- Bëjeni këtë ushtrim të paktën një herë në ditë.
Regjistrohuni në nje kurs joge ose zbuloni forma të tjera të edukatës fizike- Kur më ne fund te mësoni si te qëndroni natyrshëm, ashtu siç mëson joga, shpina juaj nuk do të jetë me si më parë.

KUJDES! Mos bëni ushtrime të gabuara! Në fillim mesojinoi levİzjet nga një fizioterapist i mire ose nga mësues ushtrimesh. Ky është proces që zgjat tërë jetën, do të keni gjithnjë mundësi për t’u permiresuar.

©Shendeti Sot
Alexa Fleckenstein dhe Roanne Weisman