Receta ushqimi

INGREDIENTËT

4 patate
500 ml pana
100 gr djathë parmixhano të grirë
Gjalpë
Kripë
Piper

UDHËZIMET

1. Qërojmë dhe lajmë nën ujë të rrjedhshëm patatet duke i prerë në feta shumë të holla

2. I vendosim në një enë të thellë duke i shtuar edhe panën e lëngshme dhe i përziejmë deri sa fetat e patateve të jenë veshur në pana.

3. Lyejme me gjalp një tavë dhe formojmë me patatet 4 shtresa, i spërkasim me kripë piper dhe djathë parmixhano.

4. Shtojmë 4 shtresa të tjera patatesh dhe keshtu me radhë derisa të gjithë përbërësit të mbarojnë.

5. Së fundi e spërkasim siperfaqen me djathin parmixhano të mbetur.

6. I pjekim në furrë të parangrohur në 175 gradë për rreth 1 orë e gjysmë deri sa patatet të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe.