Studime dhe Hulumtime

Shafran i Indisë është përdorur si erëz në mishra për një kohë të gjatë. Kohët e fundit ajo po përdorët si barishte mjekësore për shkak të aftësisë së saj për të luftuar sëmundjet e ndryshme. Shafran i Indisë dhe vetitë e tij shëruese kanë zgjuar interesim të madh në mbarë botën, ku janë publikuar mbi 6000 për përfitimet e shafranit të Indisë dhe kurkuminit.

Nga mijëra studime që janë bërë për shafranin e Indisë, një nga gjetjet më interesante është se shafrani i Indisë në krahasim me medikamentet farmaceutike e që shpeshherë përfitimet janë të barabarta. Në fakt, ndonjëherë shafrani i Indisë është konsideruar si një alternativë e mirë sesa përdorimi i medikamenteve farmaceutike.

Kur është fjala për uljen e sheqerit në gjak dhe kthimin e rezistencës së insulinës, indikatori kryesor është trajtimi me barëra natyror. Një studim i botuar nga Komunikimet Biokimike dhe Biofizike në 2009-t, tha se përdorimi i shafranit të Indisë mund të ndihmojë të sëmurët që vuajnë nga diabeti. Studimi gjeti se shafrani i Indisë është 400 herë më i fuqishëm se sa të gjithë ilaçet e zakonshme që përdorën për shërimin e diabetit dhe për ta përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës dhe për të ndihmuar kthimin e diabetit të tipit 2.

Kurkumini një lloj bime që i përket familjes së xhenxhifilit gjithashtu ndihmon në shumë çështjeve që lidhen me uljen e ndjeshmërisë së insulinës dhe hiperglikemisë si humbja e shikimit. Humbja e shikimit të shkaktuar nga diabeti është për shkak të enëve të gjakut të dëmtuara, por mund të vonohet duke plotësuar me kurkumin.

Nga:/Gazeta Bujku/