Aktualitete

Shkencëtarët pohojnë se nga të gjitha lëngjet e frutave, lëngu i rrushit është më efikasi kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Kjo, sepse në këtë lëng ka një përqendrim shumë të madh antioksidantësh, të cilët neutralizojnë “radikalet e lira” që janë shkaktarët e plakjes dhe lindjes së sëmundjeve kanceroze.

Rrushi është shumë i pasur me glukozë, fruktozë, acide organike, kripëra minerale, kalium, kalcium, natrium, magnezium, pektinë dhe vitamina. Pikërisht për këtë arsye, mjekët e rekomandojnë në rastet e anemive dhe çrregullimeve të sistemit nervor, në stadet fillestare të tuberkulozit, si dhe në shumë sëmundje të stomakut dhe zorrëve. Ata që pinë lëng rrushi të paktën tri herë në javë, kanë më shumë shanse për t’i shpëtuar sëmundjes së Alzhejmerit.