Aktualitete

Sipas ekspertëve, shikimi i filmave horror mund të jetë i dobishëm për shëndetin, por varet nga ajo se sa i frikësuar është personi kur i shikon ata.

Një studim i kryer në vitin 2012 në Britani të Madhe e nënkuptoi monitorimin e punës së zemrës, nxjerrjen e dyoksidit të karbonit dhe marrjen e oksigjenit tek personat gjatë shikimit të filmave horror. Personi që e shikoi filmin më të frikshëm u frikësua më së shumti dhe kërceu disa herë, gjë që rezultoi në djegien e 184 kalorive, transmeton Koha.mk. Kjo është e barabartë me numrin e kalorive që do t’i digjnit gjatë një ecjeje dyzetminutëshe. Kjo ndodh për shkak të stimulimit të stresit, që çon në sekretimin e adrenalinës. Në këtë rast zemra fillon të punojë më shpejt dhe ta shpenzojë energjinë rezerve nga trupi.

Hulumtimi i dytë i publikuar në revistën Journal Stress tregon se shikimi i filmave horror në afat të shkurtër e forcon imunitetin duke e përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe qelizat e bardha të gjakut që i luftojnë infeksionet.

Shikimi i filmave horror e përmirëson disponimin, sepse njerëzit ndjehen më pak të tensionuar dhe të frustruar pas një filmi të tillë prandaj janë më të lumtur. Megjithatë, njerëzit që nuk kanë frikë dhe nuk emocionohen kur shikojnë filma horror, nuk do të përfitojnë prej tyre.

Ekspertët paralajmërojnë se disa filma horror mund të kenë pasoja tek fëmijët ndërsa ky hulumtim është kryer në Universitetin Michigan, përcjell Koha.net. Madje 26 për qind e studentëve ende ndjejnë frikë që kishte lindur kur ata kanë shikuar filma horror në fëmijëri. Ky quhet tension rezidual (i mbetur).

Nga:/koha.mk/