Sport & Fitness

Beni zakon stërvitjen. Të paktën tre herë në javë, në mëngjes ikni në palestër dhe vraponi, ose bëni biçikletë për 45 minuta, pastaj pas pune, rreth orës gjashtë apo shtatë bëni stërvitje me pesha për rreth 45 minuta. Është vërtetuar që diçka duhet të përsëritet 21 herë para se të bëhet zakon. Pra, të paktën 21 herë shtyjeni veten për të shkuar në palestër. Atëherë do ta ndjeni ndryshimin menjëherë. Stërvituni me një shok. Kjo mund të jetë këshilla më e rëndësishme që ju jepet. Ndjehemi gjithmonë më rehatshëm kur kemi dikë me vete. Ndaloni dhe mendoni për një minutë! Kur niseni për të blerë diçka në dyqan, gjithmonë merrni një shok me vete apo jo, për të ndihmuar dhe për të kaluar atë fazën e parehatshme të zgjedhjes së rrobave. Një arsye, për të pasur gjithmonë një shok, është se sa herë që ndjeheni të lodhur apo të stresuar, dhe s’e keni mendjen për stërvitje, e dini se shoku juaj po ju pret në palestër apo në park për t’u stërvitur. Një shok gjithashtu është i rëndësishëm për t’ju shtyrë sa më tepër për të vrapuar atë kilometrin e fundit apo për të ngritur ato dy përsëritjet e fundit të peshave. Ashtu si në jetë, çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e jetës. Ashtu dhe çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e muskujve.