Studime dhe Hulumtime

Një studim në shkallë të gjerë mes grave tregon se dieta me pak yndyrë pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së trashë apo sëmundjet e zemrës. 50 për qind e grave që ishin pjesë e studimit përdornin diete frutash, perimesh dhe nënprodukte drithërash, ushqime të njohura për nivel të ulet yndyrash, ndërsa 25 mije gra të tjera përdornin diete të zakonshme. Gratë që para studimit kishin përdorur diete ushqimore me nivel të larte yndyrash dhe gjate studimit përdoren diete me pak yndyra, vunë re një pakësim 20 për qind të rrezikut të kancerit të gjirit. Dieta me pak yndyra është e mirë për shëndetin, prandaj ato gra që janë në ketë dietë duhet ta vazhdojnë me të./Shendeti sot/