Ushqimi & Dieta

INGREDIENTËT:

60 gr gjalpë pa kripë
1 qepë
3 kastravec
1.5 lt lëng pule
Qepë me bishta jeshilë
Majdanoz
2 limonë
200 ml ajkë

UDHËZIMET:

1. Qërojmë dhe presim në kube qepën dhe kastravecët.

2. Shkrijmë gjalpin në një tigan të madh dhe e përziejmë me qepën në temperaturë mesatare për 4 deri në 5 minuta, ose derisa të zbuten.

3. Shtojmë kastravecët, ulim temperaturën dhe vazhdojmë të gatuajmë për 5 minuta.

4. Shtojmë lëngun e mishit, e lemë të vlojë dhe pastaj ulim sërish temperaturën.

5. I përziejmë mirë me kripë deti dhe piper të zi dhe e lemë të ziejë për 5 minuta.

6. Presim dhe shtojmë qepët e njoma dhe gjethet e majdanozit, shtrydhim lëng limoni dhe e gatuajmë për 5 minuta.

7. E hedhim përzierjen në një blender ushqimi dhe e bëjmë si pure të butë .

8. Vendosim supën në një tas dhe e lëmë të ftohet në temperaturën e dhomës, pastaj e vëmë në frigorifer derisa të ftohet. Hedhim sipër kremin dhe e provojmë për shije, pastaj e shërbejmë.

Nga: /neps.al/