Estetikë & Lifestyle

Këngëtari i njohur i grupit muzikor ‘West Side Family’, Landi Hysi është një ndër trupat më fit në showbiz-in shqiptar. Ai ka treguar shpesh se mënyra se si ushqehet dhe sporti janë shumë të rëndësishme për të mbajtur trupin në formë. Nëse shikojmë profilin e tij në ‘Instagram’ mund të themi se sporti është kthyer në një mënyrë jetese dhe përveç palestrës ai merret me disa aktivitete fizike gjatë ditës. Prej vitesh ushtron sportin e basketbollit dhe duket se është një ndër më të preferuarit për të.

Screenshot_15-5-e1534868049143

Përveç kësaj duket se Landi distancat e shkurtra në qytet i përshkon me biçikletë dhe në këtë formë kujdeset jo vetëm për trupin, por edhe për mjedisin.

Screenshot_13-7-e1534868072562

Madje shpesh e kemi parë duke provuar sportet ekstreme, që të gjithë e thonë se të japin shumë adrenalinë dhe energji. Ndërsa vrapi është diçka e përditshme për Landin dhe ‘Kodrat e Liqenit Artifical’ janë atraksioni i preferuar në qytet për të. Duke parë se pjesa më e madhe e të rinjve preferojnë të qëndrojnë ulur në një kafene përpara telefonit, mund të themi pa frikë se Landi është shembulli i duhur për një jetesë të shëndetshme.

Screenshot_13-7-e1534868072562

Screenshot_14-5

Nga:/revistawho.com/