Këshilla Shëndetësore

Patëllxhanët në kombinim me gjoksin e pulës do ju japin në përfundim një pjatë të shijshme në shumë pak minuta. Ja si ta përgatisni:
Përbërësit:
– vaj ulliri
– 1 patëllxhan (të prerë në kubik)
– hudhër (e grirë)
– gjoks pule
– rukola
– 70 gr domate qershi
– 500 gr spageti
– kripë
– piper
– borzilok

Përgatitja:
1- Në një tigan me vaj ulliri vendosni për të skuqur patëllxhanët. I shtoni hudhrën, kripën dhe i përzieni mirë.
2- Më pas në një tigan tjetër skuqni gjoksin e pulës. I shtoni rukolën, pomodorinit dhe borzilokun. I rregulloni përsëri me kripë, piper dhe hudhër të grirë.
3- Tani i shtoni patëllxhanët që skuqët pak më parë dhe i përzieni mirë. Vendosni për të zierë spagetit dhe ia shtoni tiganit.
4 -I trazoni mirë, servirini në një pjatë me tri feta mozarela sipër. Në fund mund të vendosni edhe 1 gjethe borzilok për dekor.