Ushqehu shëndetshem

Frutat janë shumë të rëndësishëme për trupi e njeriut. Ato përmbajnë karbohidrate, vitamina dhe minerale. Muajt e verës janë muajt në të cilët trupi i njeriut ka shumë nevojë për frute të ndryshme. Pavarësisht se në cilën kohë të ditës ato përdoren, frutat dinë të jenë mbrojtëse të pazëvendësueshem kundër shumë sëmundjeve. Frutat verore jan kurë për shumë probleme që nga plakja deri tek kanceri, çrregullime të tretjes, sëmundjet e zemrës, etj. Në këtë shkrim, ne do të mundohemi ti listojmë disa nga frutat që do të kenë efekt pozitiv në trupin tuaj, nëse ato i konsumoni gjat muajve të ngrohtë te verës:

2092711_c84f331836eac289f3439607eeab51f7_640x640

Shalqiri

Shalqiri përshpejton djegien e yndyrës, për kët arsye ai ndihmon në programet e humbjes së peshës. Ai gjithashtu siguron eliminimin e toksinave nga trupi. Një pjesë shalqi, plotëson 16 për qind të nevojave të përditshme të vitaminës C.
Poashtu në Shalqi ekziston një substancë e quajtur “lycopen”. Kjo substance është shumë e vlefshme për shëndetin e muskujve, kockave, zemrës dhe enëve të gjakut.

2092711_0756040bc3e20e7052085eac37a3411e_640x640

Kajsia

Kapsllëku është një problem shëndetësor që ulë kualitetin e jetës së shumë njerëzve, të vegjël dhe të mëdhenj. Një nga zgjidhjet më natyrale kundër kapsllëkut është pordorimi i kajsisë. Pektina, fibrat dhe celuloza që gjenden në kajsi, sigurojnë që zorrët të funksionojnë shumë më mirë.
Kajsia është një nga frutat më të pasuara me beta carotene. Kjo gjë e bënë kajsinë një produktë shumë të rëndësidhem në mbrojtjen e shikimit tek fëmijet sidhe parandalon humbjen e shikimit të të moshuarve. Kataraktet dhe degjenerimet e syve mund të parandalohen nga konsumi i kajsive.

2092711_67980fb45e8c50cb9b53ae4371049160_640x640

Qershia

Në mot të nxehtë, sasia e ujit dhe kripës në trup rritet, dhe kjo shumë shpesh bëhet shkaktare për të enjtura (edemë) të ndryshme. Qershia është një nga produktet më efikase kundër edemës. Problemi i edemës mund të zgjidhet në qoftë se mbrenda një dite konsumohen një grusht qershi, gjatë sezonit verorë. Qershia gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e acidit urik. Meqenëse niveli i sheqerit në qershi është i ulët, preferophet që të perdoret në masë të madhe edhe nga përsonat që vuajn nga diabeti.